Politike

VIDEO - Sali Berisha vizitë surprizë në Fier, takon mbështetësit dhe Gazment Bardhin mes brohoritjesh dhe flamujsh blu

Drejtuesi politik i qarkut, deputeti Gazment Bardhi në krah të liderit historik në një tubim me tone mobilizuese

15 Prill 2025, 18:39 Nga DOSJA
VIDEO - Sali Berisha vizitë surprizë në Fier, takon
Sali Berisha ne Fier

FIER – Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur sot në qytetin e Fierit në kuadër të një turi takimesh me strukturat dhe mbështetësit e opozitës. Berisha u prit me një atmosferë entuziaste në ambientet e shtabit të PD-së në qytet, ku qindra simpatizantë e mbështetës u mblodhën për ta mirëpritur.

Në krah të tij ishin drejtues të degës lokale të PD-së, si dhe drejtuesi politik i qarkut, deputeti Gazment Bardhi, një figurë gjithnjë më e zëshme në aksionin opozitar. Të pranishmit valëvitën flamuj të Partisë Demokratike dhe brohoritën emrin e Berishës në shenjë mbështetjeje, ndërsa ai përshëndeti qytetarët mes duartrokitjesh dhe thirrjesh për ndryshim.

Vizita në Fier e Berishes, sherben për të përçuar një mesazh mobilizues në prag të zhvillimeve politike që priten në muajt në vijim.

Mbështetësit në Fier e kanë konsideruar ardhjen e tij si një “frymëmarrje të re” për opozitën në jug të vendit dhe një shenjë që PD po rikthehet në lëvizje aktive. Gazment Bardhi, nga ana e tij, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mobilizimit në çdo degë për të ndërtuar alternativën që qytetarët presin.

 

sali berisha fier takon mbeshtetesit gazment bardhin

Sondazh

Poll