Politike

"Asfalti elektoral si make up skadent", Këlliçi poston fotot: Këto janë rrugët që "shtron" Bashkia Tiranë

Këlliçi ka nxjerrë foto nga një rrugë në një lagje të Tiranës, ku shprehet se po hidhet vetëm një shtresë asfalt, pa asnjë projekt apo vendim nga ana e bashkisë.

15 Prill 2025, 19:36 Nga r.ll
"Asfalti elektoral si make up skadent", Këlliçi poston
belind kelliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës ka denoncuar një rast të asfaltit që shtron bashkia e Tiranë, në shkelje të ligjit elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Këlliçi ka nxjerrë foto nga një rrugë në një lagje të Tiranës, ku shprehet se po hidhet vetëm një shtresë asfalt, pa asnjë projekt apo vendim nga ana e bashkisë.

POSTIMI I KËLLIÇIT :

Asfalti elektoral si make up skadent.

Këto janë rrugët që “shtron” Bashkia Tiranë.

Pa asnjë projekt dhe vendim, vetëm një shtresë asfalti elektoral, fyese për çdo qytetar që për 12 vite jeton me përditshmërinë e infrastrukturës skadente.

Ka një zgjidhje për këtë katrahurë.

Me 11 maj, me një stilolaps në dorë dhe një moment reflektimi në mendje, thuaji JO abuzimit me taksat dhe besimin e qytetarëve.

belind këlliçi

Sondazh

Poll