Bota

Rinia në pranga/ Më shumë se 60 studentë ende në burg në Turqi pas protestave kundër shkarkimit të Imamoglu

Arrestime masive, akuza për ‘fyerje të Presidentit’ dhe ndalim të kërcimeve – Opozita: Po i bëjnë llogari të rinjve për brohoritje

15 Prill 2025, 19:43 Nga A.Ll
Rinia në pranga/ Më shumë se 60 studentë ende në burg
Protestat ne Turqi

STAMBOLL – Ndërsa zemërimi për shkarkimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, vazhdon të përhapet në qytetet kryesore të Turqisë, më shumë se 60 studentë mbeten pas hekurave, të akuzuar për fyerje të presidentit, pjesëmarrje në protesta të paligjshme dhe thirrje publike nëpër sheshe.

Kreu i Partisë Popullore Republikane (CHP), Özgür Özel, konfirmoi më 15 prill gjatë një mbledhjeje grupore se 71 studentë ndodheshin ende të ndaluar në Stamboll (46), Bursa (15) dhe Izmir (10), pas arrestimeve masive të shkaktuar nga protestat kundër shkarkimit të İmamoğlu-t – një veprim që opozita e konsideron një grusht shteti politik.

Sipas Özel, shumë nga të rinjtë e ndaluar nuk kishin kryer asgjë më shumë se sa të kërcenin dhe të brohorisnin në sheshe. Ai u shpreh me ironi:

Avokatët që flasin për BBC Turkish konfirmojnë se shumë studentë po përballen me akuza për shkelje të ligjit mbi Mbledhjet dhe Demonstratat, ndërsa të tjerë për “fyerje të Presidentit dhe familjes së tij” – një akuzë e cila në Turqi mund të dënohet me burg.

Rrjetet sociale janë mbushur nga mesazhet e familjeve të studentëve të burgosur, që kërkojnë lirimin e menjëhershëm të fëmijëve të tyre. Rrjeti i Solidaritetit të Prindërve raportoi se tetë të rinj janë liruar kohët e fundit, por qindra të tjerë mbeten nën hetim.

Protestat, të cilat shpërthyen pas mitingut të madh të CHP-së më 25 mars në Saraçhane, rezultuan në arrestimin e mbi 300 personave. Nga ta, 240 janë liruar, ndërsa pjesa tjetër përballet ende me drejtësinë.

Sipas Agjencisë Anadolu, më shumë se 55 persona janë ndaluar veçanërisht për fyerje të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe familjes së tij.

stamboll ekrem İmamoğlu 60 studentë

Sondazh

Poll