Bota

Rusia dënon me burg 4 gazetarë për bashkëpunim me organizatën "ekstremiste" të Alexei Navalny

Gazetarët Antonina Favorskaya, Sergey Karelin, Konstantin Gabov dhe Artyom Krieger u dënuan me pesë vjet e gjashtë muaj burg.

15 Prill 2025, 18:43 Nga r.ll
Rusia dënon me burg 4 gazetarë për bashkëpunim me
alexei navalny

RUSI- Një gjykatë në Moskë ka dënuar katër gazetarë me pesë vjet e gjysmë burg, pasi i shpalli ata fajtorë për veprimtari "ekstremiste", veçanërisht për bashkëpunim me "Fondacionin Anti-Korrupsion" (FBK) të themeluar nga lideri i ndjerë i opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq në burg në vitin 2024.

Gazetarët Antonina Favorskaya, Sergey Karelin, Konstantin Gabov dhe Artyom Krieger u dënuan me pesë vjet e gjashtë muaj burg.

E para që u arrestua më 24 mars 2024 ishte Antonina Favorskaya, gazetare e Sotavision. Ai akuzohej se kishte mbledhur materiale, duke krijuar dhe montuar video dhe publikime për FBK-në. Ajo kishte deklaruar se aktakuza kundër saj kishte të bënte me raportimin e saj për burgosjen dhe vdekjen e Alexei Navalny.

Favorskaya kishte shkruar nga Qendra e Paraburgimit ku po mbahej se ajo akuzohej për "ndihmë në organizimin e funeralit të Alexei Navalny".

Në prill 2024, Sergei Karelin dhe Konstantin Gabov, të cilët punonin përkatësisht për Associated Press dhe Reuters, u arrestuan. Kjo u pasua me arrestimin në qershor të gazetarit të Sotavision, Artyom Kriger.

alexei navalny gjykata ne moske

Sondazh

Poll