Bota

Administrata Trump planifikon të mbyllë 30 ambasada dhe konsullata amerikane nëpër botë, ja lista e disa prej vendeve

Dokumenti përfshin gjithashtu sugjerime për reduktimin e pranisë në dy vende "kyç" për politikën amerikane kundër terrorizmit, Irakun dhe Somalinë, si dhe për "ripërcaktimin e madhësisë" të misioneve të tjera diplomatike.

15 Prill 2025, 18:46 Nga N.F
Administrata Trump planifikon të mbyllë 30 ambasada dhe konsullata
Trump

SHBA- Administrata e Donald Trump po planifikon një ristrukturim të madh të pranisë diplomatike amerikane. Trump po mendon të mbyllë afro 30 ambasadave dhe konsullatave në mbarë botën, sipas një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Shtetit të zbuluar nga CNN.

Lista përfshin ambasadat  amerikane në Maltë, Luksemburg, Lesoto, Republikën e Kongos, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudanin e Jugut. Në të njëjtën kohë, propozohet mbyllja e pesë konsullatave në Francë, dy në Gjermani, dy në Bosnje dhe Hercegovinë, një në Mbretërinë e Bashkuar, një në Afrikën e Jugut dhe një në Korenë e Jugut.

Dokumenti përfshin gjithashtu sugjerime për reduktimin e pranisë në dy vende "kyç" për politikën amerikane kundër terrorizmit, Irakun dhe Somalinë, si dhe për "ripërcaktimin e madhësisë" të misioneve të tjera diplomatike. Nuk dihet ende nëse Sekretari i Shtetit Marco Rubio i ka miratuar propozimet, ndërsa CNN i ka referuar pyetje Departamentit të Shtetit për koment.

Ndryshimet e ardhshme janë pjesë e një plani më të gjerë për të ridizajnuar në mënyrë drastike funksionimin e qeverisë amerikane, e cila mban vulën e të ashtuquajturit Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE ), organi i krijuar nga Elon Musk, me qëllim thjeshtimin dhe kompresimin e qeverisë federale.

shba trump

Sondazh

Poll