15 Prill 2025, 18:09
Nga A.Ll
Mark Zuckerberg
SHBA - Mark Zuckerberg ndodhet nën presionin më të madh që nga krijimi i Facebook. Në një sallë gjyqi në Uashington, ai dëshmoi personalisht përpara një trupe federale që shqyrton akuzat serioze ndaj kompanisë së tij, Meta, për abuzim me pozicionin dominues në treg dhe shtypje të konkurrencës përmes blerjes strategjike të Instagram dhe WhatsApp.
Procesi gjyqësor, që nisi të hënën, shënon një nga sfidat më të mëdha ligjore ndaj një kompanie teknologjike në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara. Zuckerberg, i pari që u thirr në bankën e dëshmitarëve, kaloi më shumë se tre orë duke përshkruar ditët e para të Facebook dhe vendimet strategjike që çuan në blerjen e dy prej aplikacioneve më të mëdha të kohës.
Nga startup-e në fuqi globale
Në qendër të çështjes janë dy blerje kyçe: Instagram në vitin 2012 për 1 miliard dollarë dhe WhatsApp në 2014 për një shifër marramendëse prej 19 miliardë dollarësh. Sipas Komisionit Federal të Tregtisë (FTC), këto lëvizje nuk kishin për qëllim zhvillimin e tregut, por eliminimin e konkurrencës.
“Meta vendosi që konkurrenca ishte shumë e ashpër dhe se ishte më e lehtë të blinte konkurrentët sesa të përballej me ta,” deklaroi përfaqësuesi i FTC-së, Daniel Matheson. Ai shtoi se qëllimi ishte “të eliminoheshin kërcënimet e menjëhershme”.
Zuckerberg, nën mikroskopin e provave të brendshme
Në sallën e gjyqit, FTC paraqiti emaile të brendshme që datojnë nga vitet 2011–2012. Në njërin prej tyre, Zuckerberg shkruante: “Ndikimi i mundshëm i Instagramit është vërtet i tmerrshëm dhe ne duhet të konsiderojmë të paguajmë shumë para për të.” Ky mesazh, sipas prokurorisë, përbën provë se blerja e Instagram-it nuk ishte thjesht një vendim strategjik, por një goditje e qëllimshme ndaj konkurrencës.
Avokatët e Metës e kundërshtojnë këtë qasje: “Blerjet që synojnë avancimin dhe përmirësimin e kompanive nuk janë të paligjshme,” tha avokati Mark Hansen. Ai theksoi se investimet e Metës e kanë transformuar Instagramin dhe WhatsApp-in në platforma të suksesshme me miliarda përdorues.
Nëse Meta humbet, ajo mund të detyrohet të ndahet nga Instagram dhe WhatsApp – një zhvillim që do të trondiste rendin global të teknologjisë dhe do të çonte në një precedent të rrezikshëm për gjigandët e tjerë si Google, Amazon dhe Apple, të cilët gjithashtu po përballen me hetime dhe padi të ngjashme.
Për Zuckerberg, ky gjyq është gjithashtu një betejë personale. Ai kishte tentuar t’i shmangte akuzat duke iu afruar administratës së Presidentit Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë, me shpresën për një zgjidhje miqësore. Por pa sukses.
mark zuckerberg instagram whatsapp gjyqi
Bota
15 Prill 2025, 17:13
r.ll
trump, meloni
BRITANI- Është fillimi i dhjetorit dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti amerikan Donald Trump janë fo...
Bota
15 Prill 2025, 15:33
N.F
Vucic
SERBI- Procesi i pranimit të Serbisë në BE është në rrezik pasi Brukseli paralajmëroi Beogradin se mund ...
Bota
15 Prill 2025, 15:34
r.ll
ayatollah ali khamenei
IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha sot se ai nuk është as optimist dhe as pesimist pë...
Bota
15 Prill 2025, 15:25
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Associated Press (AP) është ndaluar edhe një herë nga Zyra Ovale, në kundërshtim me një urdhë...
Bota
15 Prill 2025, 14:56
foto ilustruese
RUSI- Një sulm me dron nga Ukraina vrau një grua 85-vjeçare dhe plagosi nëntë persona në qytetin rus t...
Bota
15 Prill 2025, 11:23
E. D
donald trump
SHBA- Universiteti elitar i Harvardit refuzon të zbatojë ndryshimin e kursit të kërkuar nga presidenti Donald Trump, ...
Bota
15 Prill 2025, 11:05
E. D
foto ilustruese
SHBA- I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump tha të hënën se udhëheqësi rus Vla...
Bota
15 Prill 2025, 10:38
E. D
foto ilustruese
TURQI- Autoritetet turke njoftuan sot arrestimin e 234 të dyshuarve si pjesë e një operacioni ndërkombët...
Bota
15 Prill 2025, 08:22
E. D
JD Vance
SHBA- Zëvendëspresidenti JD Vance ka deklaruar se SHBA po punon shumë fort me Mbretërinë e Bashkuar për të nego...
Bota
15 Prill 2025, 08:13
E. D
Hakan Fidan dhe Marco Rubio
TURQI- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan zhvilluan një bisedë tel...