Politike

“Votimi nga jashtë ka nisur”, Celibashi: Zgjedhësi i parë nga qarku i Dibrës ka marrë fletën e votimit nga KQZ në Gjermani!

Ai shkruan se fleta e votimit ka arritur në orën 07:15 për një zgjedhës nga qarku i dibrës i cili jeton në Gjermani.

15 Prill 2025, 17:35 Nga N.F
“Votimi nga jashtë ka nisur”, Celibashi: Zgjedhësi i
Foto

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeev, Ilirjan Celibashi përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se votimi jashtë vendi ka nisur. Më tej Celibashi thekson se sot në Erlangen në Gjermani është marrë fleta e votimit nga KQZ për një zgjedhës jashtë vendit.

Ai shkruan se fleta e votimit ka arritur në orën 07:15 për një zgjedhës nga qarku i dibrës i cili jeton në Gjermani. Celibashi e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm për përfshirjen e shqiptarëve në procesin e zgjedhjeve të 11 majit.

"Votimi nga jashtë ka nisur! Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!

Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin demokratik të Zgjedhjeve të 11 Majit 2025," shkruan Celibashi.

“Votimi nga jashtë ka nisur”, Celibashi: Zgjedhësi i

celibashi kqz

Sondazh

Poll