15 Prill 2025, 16:25
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të fundit politike ndaj PD-së nga kryeministri Edi Rama. Këlliçi u shpreh se Rama po e portretizon PD-në si blerëse të votave dhe problem për demokracinë.
Më tej ai theksoi se Rama ka ndërtuar një Big Brother të madh politik, ku procedura ligjore e parlamentare është shndërruar në një spektakël fyes, me zarfa të zinj për bashkëpunëtorët e ngushtë dhe survejim patronazhist total të qytetarëve. Këlliçi bërë thirrje publike ndaj SPAK-ut për të ndërhyrë kundër shkeljeve të rënda që, sipas tij, po dëmtojnë rëndë procesin zgjedhor në vend.
Njoftimi i plotë:
Sot kreu i grupit të strukturuar rilindas paska sulmuar Partinë Demokratike, duke e portretizuar atë si blerëse të votave dhe problem për demokracinë. Është karakteristikë e autokratëve ta gjejnë problemin tek opozita dhe të përpiqen ta zhbëjnë atë. Kjo shkon në linjë edhe me thirrjen e tij kriminale antidemokratike ndaj elektoratit për ta intimiduar të votojë. Edi Rama është arkitekti i rrënimit të nivelit të diskutimit demokratik në vend.
Thirrjeve të kryetarit të PD-së Sali Berisha për debat ai iu përgjigjet me tallavanë e zhabave, bufave dhe zhapikëve. Rama ka ndërtuar një Big Brother të madh politik, ku procedura ligjore e parlamentare është shndërruar në një spektakël fyes, me zarfa të zinj për bashkëpunëtorët e ngushtë dhe survejim patronazhist total të qytetarëve. Gjuha e tij bullizuese, fyese, në kufijtë e çmendurisë, është tashmë proverbiale, duke tejkaluar madje dhe kufijtë e Shqipërisë.
Së fundmi, Partia Demokratike i drejtohet institucioneve, posaçërisht SPAK-ut, të reagojë ndaj shkeljeve të rënda ligjore që prishin garën elektorale. Të tilla janë të faktuara, qoftë edhe në faqen time në Facebook. Partia Socialiste e ka shndërruar blerjen dhe manipulimin e votës në institucion, me bashkëpunimin e biznesmenëve parazitë dhe bandave kriminale në Elbasan, në Durrës, në të gjithë Shqipërinë.

pd kellici
Politike
15 Prill 2025, 16:16
r.ll
belinda balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës...
Politike
15 Prill 2025, 15:57
r.ll
ministria e jashtme
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i ka kërkuar Bashimit Evropian dhe k...
Politike
15 Prill 2025, 15:17
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, beson se ankesat e opozitës lidhur me mënyrën se si dhan&e...
Politike
15 Prill 2025, 15:01
M.B
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
TIRANA- Seanca paraprake për çështjen e ish-kompleksit “Partizani” është...
Politike
15 Prill 2025, 14:55
M.B
Silvio Gonzato
TIRANA- Ambasadori i BE-së në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në në platformën "X" pë...
Politike
15 Prill 2025, 14:08
E. D
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në një takim me një prej kompanive në vend që operojn&e...
Politike
15 Prill 2025, 13:56
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama gjatë një konference për ...
Politike
15 Prill 2025, 13:52
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot pas takimit nga afër me bisneset e vogla, se ato ishin n...
Politike
15 Prill 2025, 13:37
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i dorëhequr Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të ...
Politike
15 Prill 2025, 13:26
E. D
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, dha një deklaratë për mediat pas shtyrjes së seancës n&...