Politike

Dosja “Partizani”/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO

 Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, në ngarkim të kreut të PD-së Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerë emra nga biznesi.

15 Prill 2025, 15:01 Nga M.B
Dosja “Partizani”/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANA- Seanca paraprake për çështjen e ish-kompleksit “Partizani” është shtyrë për në datën 18 prill ora 9:30. Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, në ngarkim të kreut të PD-së Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerë emra nga biznesi.

Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” pasi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen "Partizani". Ai u la në këtë masë sigurie me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu. Të implikuar në dosje sipas organit të akuzës janë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Për akuzat e SPAK, Malltezi ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme e ka nisur çështjen bazuar në një kallzim që, sipas tij, rezultoi i rremë nga Taulant Balla. Ai thotë se Prokuroria e Posaçme hetoi për 30 vjet Berishen deri tek mbesat që nuk i kishin lindur ende dhe në përfundim të katër viteve hetime dolën në përfundim se Berisha nuk ka shkelur asnjë ligj, dhe kurrë nuk i ka paguar askush asgjë.

Më tej thotë se SPAK fillimisht pretendoi se toka ishte shtetërore por ka rezultuar gënjeshtër. Sipas tij, më pas pretendoi se Berisha kishte ndryshuar destinacionin e tokës por gjithashtu thotë se doli gënjeshtër pasi destinacionin e kishte ndërruar Edi Rama si kryetar i bashkisë edhe në 2004 (17,000 m2), edhe në 2006 (7,000 m2).

dosja partizani

Sondazh

Poll