Politike

Padia e biznesmenes/ Shtyhet seanca në GJKKO, Vokshi: Vilma Nushi kishte kontratë për ndërtimin e 20 laboratorëve me akses publik, tani 3 në pronën e saj private

Vokshi tha se Nushi kishte kontratë për ndërtimin e 20 laboratorëve me akses publik, dhe të gjithë qytetarët të kishin akses të afërt për analizat. Ajo tha se janë ndërtuar 3 në pronën e saj private pa akses publiku që nuk i mbetet asgjë publikut pas 10 vitesh kur mbaron kontrata.

15 Prill 2025, 13:20 Nga M.B
Padia e biznesmenes/ Shtyhet seanca në GJKKO, Vokshi: Vilma Nushi kishte
Albana Vokshi

TIRANA- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për mediat pas shtyrjes së senacës në GJKKO për padinë e koncensionarit të Check Up, '3P Life Logistic' dhe biznesmenes Vilma Nushit ndaj saj për "shpifje". Vokshi tha se Nushi kishte kontratë për ndërtimin e 20 laboratorëve me akses publik, dhe të gjithë qytetarët të kishin akses të afërt për analizat.

Ajo tha se janë ndërtuar 3 në pronën e saj private pa akses publiku që nuk i mbetet asgjë publikut pas 10 vitesh kur mbaron kontrata. Demokratja shtoi se 10 laboratorë i ka nënkontraktuar që është shkelje e kontratës dhe i përdorte duke u dhënë 500 mijë lekë të vjetra në muaj.

"I është dhënë një koncesion që ka abuzime në çdo hap. Jam këtu, meqë nuk më lanë të jepja provat që kisha përgatitur sepse prokurori kërkoi që të ndërpritej seanca sepse kishte çështje më të rëndësishme se kjo që ka interes publik, jam këtu për t’ju vërtetuar kush është shëndetësia falas.

Një nga provat që kisha sot me vete që dëshmon abuzimin marramendës të kontratës së Check Up. Vilma Nushi kishte kontratë për ndërtimin e 20 laboratorëve me akses publik, dhe të gjithë qytetarët të kishin akses të afërt për analizat. Janë ndërtuar 3 në pronën e saj private pa akses publiku që nuk i mbetet asgjë publikut pas 10 vitesh kur mbaron kontrata.

10 laboratorë i ka nënkontraktuar që është shkelje e kontratës. I përdorte këto laboratorët duke u dhënë 500 mijë lekë të vjetra në muaj. Dhe u ka thënë që për çdo analiza do t’u jap 600 lekë, 740 me TVSH. E dini sa paguhet Vilma për një komplet analizash? Merr nga shteti 18 840 lekë. Imagjinoi abuzimin për një analizë, më shumë se 11 mijë lekë", tha Vokshi.

Deputetja demokrate është paditur në Gjykatën e Posaçme në janar 2025 nga koncensionari i Check Up, '3P Life Logistic' dhe biznesmenia Vilma Nushi. Padia nga ana e Vilma Nushit është ngritur pas deklaratave që Vokshi bëri si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë lidhur me dosjen e “Sterilizimit”.

albana vokshi

Sondazh

Poll