Politike

Hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm/ Gonzato: Të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në

Ai shton se vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt. 

15 Prill 2025, 14:55 Nga M.B
Hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm/ Gonzato: Të
Silvio Gonzato

TIRANA- Ambasadori i BE-së në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në në platformën "X" për hapjen e grupkapitullit për “Tregun e Brendshëm”, dje në konferencën ndërqeveritare në Luksemburg. Gonzato shkruan se tani duhet të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE. Ai shton se vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt. 

“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian: Hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në.

Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi”, shkruan ambasadori.

Hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm/ Gonzato: Të

silvio gonzato

Sondazh

Poll