Politike

"I premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë!" Kryemadhi: Rrëmbimi i Metës u bë me urdhër të Yuri Kim, ka pasur inat personal

Ajo foli për arrestimin e ish-bashkëshortit të sa Ilir Meta akt të cilin e etiketoi si rrëmbim. Kryemadhi tha se Meta u rrëmbye me urdhër të ish-ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

15 Prill 2025, 12:50 Nga M.B
"I premtoi parajsën mbi tokë institucionit të
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANA- Deputetja e Partisë së Lirisë ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK. Ajo foli për arrestimin e ish-bashkëshortit të sa Ilir Meta akt të cilin e etiketoi si rrëmbim. Kryemadhi tha se Meta u rrëmbye me urdhër të ish-ambasadores së SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Sipas saj, Kim ka pasur inat personal.

"Rrëmbimi i ilir Metës është bërë me urdhër të një gruaje që ka pasur inat personal me Ilir Metën, që sot është askushi, Yuri Kim. I premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë.

Nga ana tjetër edhe Edi Ramës i dha një mundësi për të treguar se hakmarrjen e tij personale e kryen në mënyrë perfektë nga institucioni i drejtësisë. Mos harroni se ne nuk kemi kërkuar një institucion të burgosë 300-3000 veta, por drejtësi për shqiptarët", tha Kryemadhi.

Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash. Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll