Politike

Kuvendi nuk votoi raportin për mandatet/ Reagon Kurti: Opozita u rebelua kundër shtetit, lanë nam në sytë e botës

Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka akuzuar partitë opozitare në vend për mos votimin e raportit për mandatet e deputetëve.

15 Prill 2025, 13:37 Nga I.A
Kuvendi nuk votoi raportin për mandatet/ Reagon Kurti: Opozita u rebelua
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i dorëhequr Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ditën e sotme. Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka akuzuar partitë opozitare në vend për mos votimin e raportit për mandatet e deputetëve.

Deputet e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë”, shkruan Kurti.

Kurti ka thënë se ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike.

Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, shkruan Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll