Politike

"Ça halli ke ti, pse qenka lajm bombë?!" Rama "debat" me komentuesin për vizitën në SHBA: Kur të më ftojnë, do shkoj

Një ndjekës e ka pyetur Ramën se kur do të zhvillojë vizitën në SHBA, ndërsa dikush tjetër më herët e pyeti nëse e kalon dot oqeanin.

15 Prill 2025, 09:24 Nga M.B
"Ça halli ke ti, pse qenka lajm bombë?!" Rama
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot me komunikimin live në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy". Një ndjekës e ka pyetur Ramën se kur do të zhvillojë vizitën në SHBA, ndërsa dikush tjetër më herët e pyeti nëse e kalon dot oqeanin. Rama tha se nuk ka asnjë shqetësim apo urgjencë për një vizitë në SHBA për të takuar presidentin apo të tjerët.

"Na e thuaj lajmin bombë kur është lënë vizita në USA, apo e keni lënë pas zgjedhjeve", pyeti komentuesi.

"Ça problemi ke ti, ca halli ke ti. Vizita në USA, kur të ftojë USA, nëse bëhet fjalë për të takuar presidentin apo të tjerët. Kur të më ftojë USA do bëhet vizita, nuk jam duke u shqetësuar, nuk shoh asnjë urgjencë, asnjë problem, asnjë hall. Ti ku e ke hallin, pse qenka një lajm bombë një vizitë në USA, ca janë këto bomba. Nuk e morët vesh akoma si funksionon kjo botë, si funksionojnë shtetet. Nuk e keni kuptuar akoma që jemi një vend mjaftueshmërisht i vogël për të kujdesur për veten, për të bërë sa më shumë punë, për të pasur sa më shumë rrugë të hapura. Lajmi bombë se kur do jetë vizita ime", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll