Politike

"E kishte dëgjuar ti ndonjëherë Altin Dumanin!" Rama komente për kreun e SPAK: Është një burrë i zoti, i ndershëm dhe me integritet

Ai shtoi se Dumani prej shumë vitesh ishte prokuror, por më parë emri i tij nuk është dëgjuar sepse drejtësisë i mungonte fuqia që ka sot nga reforma.

15 Prill 2025, 09:02 Nga M.B
"E kishte dëgjuar ti ndonjëherë Altin Dumanin!" Rama
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot me komunikimin live në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy". Rama vijoi dhe sot me kometet për drejtësinë duke e konsiderua refomën si arritje të qeverisjes së tij. Sot ai u ndal në komentet veçanërisht për kreun e SPAK Altin Dumanin duke e cilësuar si një burrë të zotin, të ndershëm dhe me integritet. Ai shtoi se Dumani prej shumë vitesh ishte prokuror, por më parë emri i tij nuk është dëgjuar sepse drejtësisë i mungonte fuqia që ka sot nga reforma.

"Altin Dumani është një burrë i zoti, është një burrë i ndershëm me integritet prej shumë vitesh në sistem. e kishte dëgjuar ti ndonjëherë Altin Dumanin që ekziston a s'ekziston? Aty ishte Altin Dumani prokuror. Kishte thirrur ndonjëherë Altin Dumani njeri me pushtet dhe t'i thoshte 'hajde këtu'?

Kishe parë ndonjëherë ti njerëzit me pushtet të parakalonin para Prokurorisë me të gjitha kamerat aty si në festivalin e Kanës? I kishe parë të gjitha këto ti? Po nga na erdhi Altin Dumani nga hëna erdhi? Jo një prokuror këtu në Tiranë me vite e vite të tëra, por nuk kishte shpatën sepse shpata ishte në këtë zyrën këtu.

Bufi futi në burg kundërshtarin e tij politik përmes një drejtësie kukull dhe me shpatën që kishte këtu. Unë atë shpatën e mora dhe ia dorëzova drejtësisë. Meqë Altin Dumanit nuk i kanë lënë rob shpie pa i thënë për turpin e tyre, ka gjithë solidaritetin tonë", tha Rama

edi rama

Sondazh

Poll