Politike

“Në Kosovë kemi ndërruar mbi 5 kryeministra në këto 12 vite, jeni bërë si…”/ Rama-komentuesit: Të duket diktaturë Gjermania ty! Zgjedh populli i dashur

Lidhur me këtë koment, kryeministri Rama u përgjigj duke dhënë shembuj të qeverisjeve në vendet perëndimore.

15 Prill 2025, 09:22 Nga E. D
“Në Kosovë kemi ndërruar mbi 5 kryeministra në
Edi Rama

TIRANË- Një nga komentuesit gjatë rubrikës “Sy më Sy” i tha Kryeministrit Edi Rama se në 12 vitet e fundit në Kosovë Kryeministrat janë ndërruar mbi pesë herë, ndërsa Shqipëria është bërë si një vend dikatorial.  Lidhur me këtë koment, kryeministri Rama u përgjigj duke dhënë shembuj të qeverisjeve në vendet perëndimore.

“Ne në Kosovë i kemi ndërruar mbi 5 kryemininstra këto 12 vite të fundit, ju jeni bërë vend dikatorial”, tha komentuesi. 

“Të duket diktaturë Gjermania ty? Gjermani ka pas 2 kancelarë në katër mandate. Holanada për shembull diktaturë të duket që kryeministrin e vetë e kishte 4 mandate. Zgjedh populli i dashur Bardhyl, të tjerat janë dokrahina”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll