Politike

"Ky është një realitet një dekadë më parë"/ Rama: Nëse drejtësia troket në derë, je i barabartë para ligjit

Kryeministri gjithashtu theksoi se sot nuk ka rëndësi mbiemri apo pozita, pasi kushdo që përballet me drejtësinë është i barabartë përpara saj.

15 Prill 2025, 09:10 Nga E. D
"Ky është një realitet një dekadë më
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur komentuesve në rubrikën Sy m’sy, tha se qeveria e tij ka pasur një vullnet të palëkundur për reformën në drejtësi dhe për të vendosur barazinë para ligjit, një standard që sipas tij, shqiptarët nuk e kanë njohur më parë. Kryeministri gjithashtu theksoi se sot nuk ka rëndësi mbiemri apo pozita, pasi kushdo që përballet me drejtësinë është i barabartë përpara saj.

"Kishim vullnet absolut për të sjellë barazinë para ligjit që kurrë shqiptarët nuk e kanë pasur. Nuk ka rëndësi si quhesh apo mbiemri yt është i njohur apo jo, nëse drejtësia të troket në derë je i barabartë me të tjerë. Kur ka ndodhur kjo më parë? Kur në kohën e bufit kur vriteshin qytetarë poshtë kësaj dritareje, apo kur prokuroja që tentonte të thërriste për të marrë në pyetje drejtuesit e forcave të rendit pagëzohej si “Lavire Bulevardi” dhe forcërisht pengohej prokuroria të merrte dikë në pyetje. Ky është një realitet një dekadë më parë. Ky që ka bërë këto ju thotë sot eja ta bëjmë Shqipërinë madhështore. Luli më këndonte hymnin këtu poshtë nga çadra sepse nuk donte reformën në drejtësi," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll