Politike

"Kishin kapur një zhapik andej..."/ Arrestimi i një personi në Lushnje për blerje vote, Rama: Këneta ka shumë para e keni parë se sa e ka paguar Latifin?

Rama e konsideroi si një krim të rëndë, ndërsa paralajmëroi që një gjë e tillë të mos bëhet nga askush.

15 Prill 2025, 08:56 Nga E. D
"Kishin kapur një zhapik andej..."/ Arrestimi i një
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës Sy m’sy, u pyet lidhur me një rast të ndodhur një ditë më parë, në Lushnje për vjedhjen e votës. Rama e konsideroi si një krim të rëndë, ndërsa paralajmëroi që një gjë e tillë të mos bëhet nga askush.

Kryeministri gjithashtu tha se këneta ka shumë para. Rama po ashtu ngre pikëpyetje për shumë e parave që opozita ka paguar për drejtuesit politik të fushatës Chris LaCivita. 

Edi Rama: Këneta ka shumë para, e keni parë se sa e ka paguar Latifin? Ku i gjejnë xhanëm. Kishin kapur një zhapik andej nga Lushnja a Divjaka që jepte para për votëm. Askush të mos ta nbëjë këtë sepse është krim dhe ndëshkohet rëndë.

edi rama zjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll