Bota

Ukraina: Që nga fillimi i vitit kemi arritur të shkatërrojmë 11.500 automjete luftarake të forcave ruse!

Sipas tij, shkatërrimi i logjistikës së armikut është një nga detyrat kryesore të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës.

14 Prill 2025, 22:17 Nga N.F
Ukraina: Që nga fillimi i vitit kemi arritur të shkatërrojmë
Foto ilustruese

RUSI- Që nga fillimi i vitit 2025, ushtria ruse ka humbur 11,583 njësi të automobilave dhe pajisjeve speciale. Këto të dhëna janë publikuar nga komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi.

“Që nga fillimi i këtij viti, armiku ka humbur 11,583 automobila dhe pajisje speciale. Në total, që nga fillimi i vitit 2024, më shumë se 35,000 automjete të armikut janë shkatërruar”, tha Syrskyi.

Sipas tij, shkatërrimi i logjistikës së armikut është një nga detyrat kryesore të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës. Ai theksoi gjithashtu se falë veprimeve të koordinuara të mbrojtësve ukrainas dhe rritjes së sulmeve me dron, qindra mijëra tonë municione, pajisje dhe karburant nuk kanë arritur në njësitë e vijës së parë të pushtuesve rusë.

“Falënderoj ushtarët ukrainas për punën e tyre luftarake profesionale dhe efektive. Lufta vazhdon. Lavdi Ukrainës”, shtoi Syrskyi.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll