Bota

Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së klubit në Republikën Domenikane është rritur në 231

221 u gjetën të vdekur në vendin e tragjedisë dhe 10 të plagosur humbën betejën në ditët e mëvonshme.

14 Prill 2025, 21:40 Nga r.ll
Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së klubit në
foto ilustruese

REPUBLIKA DOMENIKANE- Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domingo është rritur në 231. Shifra është njoftuar nga ministri i brendshëm i Republikës Domenikane.

“Kemi konfirmuar se 231 persona kanë humbur jetën në këtë aksident”, tha Farideh Rafoul në një konferencë për shtyp, duke sqaruar se 221 u gjetën të vdekur në vendin e tragjedisë dhe dhjetë të plagosur humbën betejën për jetën në ditët e mëvonshme. 12 të plagosur të tjerë janë ende të shtruar në spital dhe tre prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Fatkeqësia, e cilësuar si tragjedia më e madhe e shekullit në Republikën Domenikane, tejkalon për sa i përket numrit të viktimave zjarrin e vitit 2005 në një burg në pjesën lindore të vendit, kur humbën jetën 136 të burgosur.

Çatia e klubit të natës Jet Set u shemb në orën 00:44 (ora lokale, 07:44 me orën greke) më 8 prill, kur qindra njerëz po ndiqnin një koncert të yllit të muzikës merengue Ruby Perez - i cili është ndër viktimat e tragjedisë. Presidenti Luis Abinader shpalli gjashtë ditë zie kombëtare, ndërsa njoftoi formimin e një komisioni ekspertësh, me pjesëmarrjen e specialistëve të huaj, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

tragjedia në santo domingo

Sondazh

Poll