Bota

Moska reagon për sulmin në qytetin ukrainas Sumy: Ne bombarduam objektivat ushtarake! Kievi po përdor civilët si mburoja njerëzore

Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi Kievin për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore duke vendosur instalime ushtarake dhe duke mbajtur ngjarje që përfshijnë ushtarë në qendër të një qyteti me popullsi të dendur.

14 Prill 2025, 15:34 Nga N.F
Moska reagon për sulmin në qytetin ukrainas Sumy: Ne bombarduam
Foto nga vendi i ngjarjes

RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes ka reaguar ditën e sotme në lidhje me sulmin e regjistruar një ditë më parë në qytetin ukrainas, Sumy. Ministria njoftoi se ka sulmuar me 2 raketa një takim të oficerëve ushtarakë ukrainas në qytetin Sumy.

Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi Kievin për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore duke vendosur instalime ushtarake dhe duke mbajtur ngjarje që përfshijnë ushtarë në qendër të një qyteti me popullsi të dendur.

Ministria theksoi se forcat ruse lëshuan "dy raketa taktike Iskander-M në pikën e takimit" të një grupi taktik operacional të forcave të armatosura ukrainase. Ai shtoi se më shumë se 60 ushtarë ukrainas u vranë në sulm. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Kievi ndaj këtyre akuzave nga Moska.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia bombardon vetëm objektiva ushtarake dhe objektiva të përdorura për qëllime ushtarake. Sulmi i përgjakshëm rus në Sumy shkaktoi një protestë ndërkombëtare, ku presidenti amerikan e përshkroi atë si të tmerrshëm dhe se ishte një "gabim".

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë gjithashtu mbajti të njëjtën linjë. Pak para sulmit, presidenti ukrainas, në një intervistë, e ftoi Donald Trumpin të vizitojë vendin dhe të shohë nga afër shkatërrimin.

sulmi ne sumy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll