Bota

VIDEO/ Trump zëvëndëson portretin e Obamës në Shtëpinë e Bardhë me një pikturë të tij pas atentatit

Së fundmi, Shtëpia e Bardhë po përballet me reagime për zhvendosjen e portretit zyrtar të presidentit Barack Obama për t’i lënë vend një pikture të Trumo pas tentativës për vrasje që u regjistrua ndaj tij.

14 Prill 2025, 15:21 Nga N.F
VIDEO/ Trump zëvëndëson portretin e Obamës në
Ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë

SHBA- Shtëpia e Bardhë që pas rikthimit të presidenti Trump në detyrë është zyrtarisht në epokën e saj të “ridekorimit”. Tashmë Shtëpia e Bardhë ka bërë ndryshime sipas dëshirës së presidentit aktual ndërsa arredimi përqendrohet rreth vetë Trumpit.

Në fillimin e presidencës së tij, Trump vendoso një fotografi të tij në kornizë pak jashtë Zyrës Ovale. Së fundmi, Shtëpia e Bardhë po përballet me reagime për zhvendosjen e portretit zyrtar të presidentit Barack Obama për t’i lënë vend një pikture të Trumo pas tentativës për vrasje që u regjistrua ndaj tij.

Llogaria e Shtëpisë së Bardhë në X postoi një klip tashmë viral të pikturës me mbishkrimin: “Disa vepra të reja arti në Shtëpinë e Bardhë”. Piktura e Trumpit tani është vendosur në vendin që është “tradicionalisht i rezervuar” për portretet më të fundit zyrtare presidenciale.

trump barack obama

Sondazh

Poll