Aktualitet

Altin Avdyli ‘xhiro’ për zemrën nëpër Tiranë, të burgosurit: Duan të na vrasin! (Heshtje nga shteti)

17 Janar 2020, 12:45 Nga DOSJA
Altin Avdyli ‘xhiro’ për zemrën nëpër

TIRANË- Xhiroja e Dritan Dajtit në ish-bllok me një eskortë policie që e shoqëronte duket se ka qenë maja e ajsbergut. Që prej asaj dite, një sërë personazhesh të njohur të burgjeve, janë liruar ose kanë përfituar xhiro nëpër Tiranë. Kështu, u lirua Indrit Dokle për sjellje të mirë pak ditë më parë, e pas tij, u lirua edhe Ergys Kolaveri, i akuzuar si snajperisti që donte të vriste Gazmir Dacin. Emiljano Shullazi, rezultoi se ishte punësuar si bibliotekar, ndërkohë që sot, Altin Avdyli u filmua teksa hyri në Poliklinikën e Specialiteteve në kryeqytet.

Arsyet duket se lidhen me shëndetin e tij, pasi burime të Dosja.al sqaruan se “Niçja” vuan nga një komplikacion zemre, ndërkohë që të burgosurit e burgut të Peqinit, telefonojnë njëri pas tjetrit në media për të denoncuar pabarazinë dhe keqtrajtimin nëpër qeli.

Dosja.al ka tentuar të marrë një përgjigjie nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Agim Ismaili, por përgjigjie ende nuk ka ardhur. Kurse, ministrja Etilda Gjonaj, ka nxituar sot të reagojë për gjykatën “‘kçk”, por asnjë fjalë për burgjet…E njëjta gjë edhe përmes kanaleve të tjera të komunikimit, ndërkohë që nëpër rrjetet sociale kanë nisur sakaq ‘bastet’ dhe memet për lirimin e emrave të mësipërm.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin avdyli artan hoxha dritan dajti emiljano shullazi ergys kolaveri situata në burgje altin avdyli artan hoxha dritan dajti emiljano shullazi ergys kolaveri situata në burgje

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2020, 12:21

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga pengmarrja në Kamëz. Dëshitarët okularë të sherrit që degradoi në marrje peng kanë bërë me dije se ishin katër pers...