Bota

Australia nuk gjen qetësi, gjysma mes zjarrit dhe gjysma e përmbytur/ 3-vjeçarja shpëton mrekullisht, qeni i saj e mbrojti p

17 Janar 2020, 12:16 Nga DOSJA
Australia nuk gjen qetësi, gjysma mes zjarrit dhe gjysma e përmbytur/

AUSTRALIA– Australia nuk po gjen qetësi, ndërsa rajoni i Uellsit të Ri është djegur nga zjarret masive në rajonin perendimor të Pilbaras reshjet e shiut ditët e fundit kanë bllokuar të gjithë zonën duke bërë të pamundur kalimin në rrugë.

Mes këtyre katastrofave natyrore ishte humbur një vajzë e mitur 3-vjeçare dhe qeni i saj  të cilët janë gjetur pas  24 orësh në afërsi të shtëpisë ku banonin.

Teksa forcat e emergjencës kanë gjetur vajzën mes baltës së krijuar nga reshjet masive të shiut, mësohet se nuk ka lëndime në trup, por gjendja e saj shëndetësore është e mirë, pasi edhe qeni ishte pranë saj, dhe akoma vazhdonte ta mbronte atë, ka treguar policia.

“Për fat të mirë, Matilda dhe qeni i saj tani janë kthyer në familjen e saj,”– ka deklaruar Policia e Australisë Perëndimore.

Kim Massam, lideri i policisë së Pilbara, vlerësoi ata që u përfshinë në këtë kërkim, dhe qenin e vajzës, i cili “qëndroi me të gjithë atë kohë”.

Pilbara është një nga rajonet perëndimore të Australisë që është goditur nga shiu i madh ditët e fundit, duke çuar në përmbytje dhe mbyllje të rrugëve.

Një ciklon ish-tropikal përfshiu përgjatë bregdetit perëndimor të Australisë javën e kaluar, duke sjellë deri në 200-400 mm shi në  këtë rajon.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 3-vjecarja matilda australia pilbara uellsit të ri 3-vjecarja matilda australia pilbara uellsit të ri

Sondazh

Poll