Bota

11 ushtarë amerikanë të plagosur nga sulmet me raketa në Iran

17 Janar 2020, 08:51 Nga DOSJA
11 ushtarë amerikanë të plagosur nga sulmet me raketa në

SHBA– Njëmbëdhjetë anëtarë të Shërbimit të ShBA-së fluturuan nga Baza Ajrore e Al Asadit në Irak dhe u trajtuan për simptoma  tronditjeje pas sulmit me raketa të Iranit që synuan dy baza ushtarake irakiane në fillim të këtij muaji, zbuloi një zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA.

Presidenti Trump dhe zyrtarët e ShBA kishin thënë më herët se asnjë amerikan nuk u vra ose u plagos në sulmin e 8 janarit.

“Disa trupa amerikane u trajtuan për simptoma të tronditjeve nga shpërthimi. Si një procedurë standarde, të gjithë personeli në vendin e shpërthimit ekzaminohen për lëndime traumatike të trurit, dhe nëse vlerësohet se janë të përshtatshme transportohen në një nivel më të lartë për kujdes.”– u shpreh kapiteni Bill Urban, zëdhënësi i Komandës Qendrore, tha të enjten.

Shpërthimet në bazën ushtarake, rreth 110 milje në perëndim të Bagdadit, krijuan kratere të mëdha, goditën mbi pengesat e betonit dhe shkatërruan objektet që strehojnë dhjetëra ushtarë.

Sulmi në bazën e Al Asadit, ku janë vendosur rreth 1.500 forca amerikane, u krye në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit Iranian Kasem Sulejamani

Iraku pretendoi se sovraniteti i tij ishte shkelur nga vrasja dhe ndërmori një veprim të shpejtë në thirrjen që të gjithë forcat e armatosura amerikane të largoheshin nga vendi.

Në adresimin e 8 janarit, Trump ka thënë: Asnjë amerikan ose irakian nuk është vrarë në sulmet e Iranit dhe se dy bazat e sulmuara kanë pësuar dëme minimale.

Irani ka vendosur të hakmerret ndaj SHBA-së, duke sulmuar me 22 raketa dy bazat ushtarke të SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

Përplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrarë  pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

Burimi: Foxnews

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kasem sulejamani shba vrásja e gjeneralit iranian kasem sulejamani shba vrásja e gjeneralit iranian

Sondazh

Poll