Bota

S’ka marrëveshje? Vetëvendosje paralajmëron zgjedhje të reja në Kosovë: Duhet të kthehemi te qytetarët (VD)

17 Janar 2020, 10:30 Nga DOSJA
S’ka marrëveshje? Vetëvendosje paralajmëron zgjedhje

KOSOVË-Vazhdojnë mosmarrëveshjet  mes LDK-së dhe VV-së për formimin e qeverisë. Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci  ka paralajmëruar sot se mund të ketë zgjedhje të reja.

“Nëse për arsyeje që nuk varen prej nesh nuk arrihet implementimi i vullnetit të qytetarëve duhet të kthehemi te qytetarët”, tha ajo, duke rikujtuar se kanë dal të parat në zgjedhjet e 6 tetorit.

Dje përmes një letre VV-ja refuzoi ofertën e LDK-së. Kryetari i kësaj partie Albin Kurti midis tjerash thotë se kërkesa për largimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca është qasje jodemokratike.

Ndërkaq, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se këtë letër nuk e konsideron si përgjigje zyrtare edhe pse shpreh interesim që të përmbyllet ky proces. Ende nuk dihet nëse do të ketë takime të tjera në përpjekje për të arritur koalicionin për qeverisjen e re./21Media

Marrë nga RTV21

(k.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arbërie nagavçi kosove ldk lvv qeveria e re ne kosove arbërie nagavçi kosove ldk lvv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll