Bota

Mbi 12 milion dollarë të pajustifikuara dhe vilë super luksoze, kjo është pasuria e dyshimtë e kryeministrit të ri të Ru

17 Janar 2020, 11:19 Nga DOSJA
Mbi 12 milion dollarë të pajustifikuara dhe vilë super luksoze,

RUSI– Tensionet janë të larta pothuajse në të gjithë botën, pasi shumë ngjarje të rëndësishme kanë rrezikuar jetën e qindra njerëzve.

Por, ndërkohë që sulmet ajorore nuk kanë të ndalur në mes Iranit dhe SHBA-së, në Europë liderë dhe zyrtarë të lartë kanë pësuar ndryshime rrënjësore sa i përket statuseve politike.

Në Rusi para disa ditësh, kryeministri i vendit dha dorëheqjen, por menjëherë vendin e Medvedevit e zuri Mikhail Mishustin, kandidati i propozuar nga Presidenti Vladimir Putin.

Menjëherë pas emërimit të djeshëm si Kryeministër i Rusisë, ekspertët kanë deklaruar se Mishustin nuk është asgjë më shumë sesa një vegël e Putinit.

Por ndërkohë është konfirmur se kryeministri i ri i Rusisë ka një pasuri marramendëse
“Forbes Rusia” e renditi atë si zyrtarin e 54-të më të paguar të shtetit në 2015 me të ardhura 183,31 milion rubla (rreth 3 milion dollar ose 2.7 milion €). Gruaja e tij raportoi të ardhura prej 47.709 milion rubla në periudhën e raportuar.

Ndërsa lideri i opozitës Alexey Navalny ka thënë së fundmi se gruaja e kryeministrit, Vladlena, ka fituar mbi 12 milionë dollarë brenda një dekade, pavarësisht se është në një punë, nga e cila të marrë rregullisht një rrogë.

‘Si ka mundësi që është kaq i pasur,’-është shprehur Navalny.

Mishustin ka në pronësi një vilë 920 metra katrorë me një oborr mbi 5.500 metra në një prej zonave më të mira në Rusi. Kjo vilë kushton së paku 10 milionë dollarë, pa i deklaruar sesi i ka arritur.

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mikhail mishustin navalny rusi mikhail mishustin navalny rusi

Sondazh

Poll