Bota

Takimi në Londër për viktimat e avionit ukrainas, Iranit i kërkohet llogari dhe kompensim

17 Janar 2020, 09:34 Nga DOSJA
Takimi në Londër për viktimat e avionit ukrainas, Iranit i

LONDËR- Vendet, qytetarët e të cilëve u vranë në avionin ukrainas në Iran po kërkojnë nga autoritetet në Teheran të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë përmes “një hetimi të pavarur penal” .

Ata thanë që Irani gjithashtu, duhet të fillojë “procese gjyqësore të paanshme që përputhen me standardet ndërkombëtare” kundër atyre që përgjigjen në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Komisioni i Lartë Kanadez në Londër nga Kanada, Ukraina, Suedia, Afganistani dhe Britania.

Në deklaratë kishte një plan prej pesë-pikash në lidhje me bashkëpunimin e Iranit, duke i bërë thirrje shtetit të njohë detyrimet e tij ndaj familjeve të viktimave dhe palëve të tjera, përfshirë edhe kompensimin.

“Familjarët duan përgjigje, bashkësia ndërkombëtare kërkon përgjigje, bota po pret përgjigje dhe ne nuk presim derisa t’i marrim ato.”- tha Ministri i Jashtëm i Kanadasë Francois-Philippe Champagne në takim.

Kujtojmë që Irani tha që ushtria e tij “pa dashje” goditi aeroplanin në 8 janar duke vrarë të 176 personat në bord, pasi fillimisht mohoi akuzat perëndimore se ishte përgjegjëse.

Në një konferencë për shtyp pas takimit së të enjtes, familjet e viktimave kanë shprehur se kishin nevojë për përgjigje dhe se është e nevojshme për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko tha se kufomat e të gjithë 11 shtetasve që humbën jetën në rrëzimin e avionit janë identifikuar.

Burimi: eurasiareview

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kanada mbreteria e bashkuar ministrat e jashtëm rrezimi i avionit ukrainas ne iran suedia ukraina kanada mbreteria e bashkuar ministrat e jashtëm rrezimi i avionit ukrainas ne iran suedia ukraina

Sondazh

Poll