Politike

"Emigrantët jashtë vendit kanë një oportunitet për të ndryshuar të ardhmen e vendit", LaCivita në Brescia: Më 11 maji votoni numrin 1 për Berishën! Mund ta bëni Shqipërinë të madhe përsëri

Ai theksoi se emigrantët shqiptarë kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar drejtimin e Shqipërisë.

13 Prill 2025, 17:33 Nga N.F
"Emigrantët jashtë vendit kanë një oportunitet për
LaCivita

ITALI- Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD, Chris LaCivita ka mbajtur fjalën e tij para emigrantëvë shqiptarë në Brescia.  LaCivita u shpreh se pas 12 vitesh të qeverisjes së kryeministri Edi Rama vendi po përballet me një krizë të vërtetë.

Ai theksoi se emigrantët shqiptarë kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar drejtimin e Shqipërisë. LaCivita mori shembullin e presidentit amerikan, Donald Trump ku sipas tij ai bëri të votonte pjesën më të madhe të amerikanëve. Ai u bëri thirrje emigrantëve të votojnë numrin 1 që Shqipëria të bëhet e madhe përsëri.

"Shqipëria po përballet me një krizë të vërtetë. Po humb më të mirët dhe më të mençurit. Për mundësi dhe oportuniteti që sot Shqipëria nuk i ofron. Nuk ofron mundësi sepse për 12 vitet e fundit, Edi Rama dhe socialistët i kanë bërë këtë të pamundur. E vetmja rrugë që kjo të ndryshojë është të ngriheni dhe të gjithë të shkoni e të votoni. Shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar drejtimin e Shqipërisë.

Çdo votë ka rëndësinë e vet, por sidomos ata që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ju jeni këtu për të vendosur për të ardhmen tuaj, por edhe të familjes tuaj. Por tani ju keni mundësi që të ndryshoni edhe të ardhmen e Shqipërisë. Në 2024 Donald Trump u bë president i SHBA-së, sepse solli për të votuar pjesën më të madhe të amerikanëve. Duke dalë të gjithë, sa më shumë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, për numrin 1 për doktor Sali Berishën, ju do ta bëni Shqipërinë të madhe përsëri. Faleminderit!" tha ai.

lacivita

Sondazh

Poll