Politike

"Pritshmëritë në këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme"/ Çupi: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe shpresë!

Deputetja demokrate kritikoi ashpër pushtetin aktual, duke e akuzuar se ka rrënuar shtyllat kryesore të shtetit dhe punon vetëm për interesat e veta.

12 Prill 2025, 16:57 Nga E. D
"Pritshmëritë në këto zgjedhje janë të
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidatja për zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur të Tiranës, Dhurata Çupi, duke komentuar zgjedhjet e 11 majit, theksoi për nevojën urgjente të ndryshimit në vend. Çupi e ftuar në studion e News 24 theksoi edhe pritshmëritë e larta që vijnë nga qytetarët në këtë proces zgjedhor.

Deputetja demokrate kritikoi ashpër pushtetin aktual, duke e akuzuar se ka rrënuar shtyllat kryesore të shtetit dhe punon vetëm për interesat e veta. Çupi shprehu gjithashtu besimin se qytetarët tashmë kanë një alternativë të besueshme përpara. 

“Pritshmëritë në këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme. Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe shpresë, për një qasje tjetër. Kemi të zhbëra disa hallka të shtetit, një pushtet ekzekutiv që punon vetëm për veten. Por sot ka frymë dhe entuziazëm te qytetarët, dhe unë besoj se kjo do të përkthehet në votë. Ka një alternativë dhe ka kandidatë për deputetë që janë figura të qëndrueshme dhe të papërlyera," tha Çupi.

dhurata Çupi

Sondazh

Poll