12 Prill 2025, 16:59
Nga M.B
Dhurata Çupi
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidatja në listën e hapur të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit, Dhurata Çupi, ka akuzuar qeverinë Rama për propagandë të vazhdueshme dhe përpjekje për të deformuar realitetin gjatë fushatës elektorale. E ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë" në News24, Çupi kritikoi ashpër premtimin e kryeministrit për anëtarësimin në BE, duke e quajtur të pabazuar dhe thjesht një mjet propagandistik.
Ajo rikujtoi premtimet e pambajtura të Ramës nga viti 2013, duke theksuar se ato mbeten ende probleme për qytetarët shqiptarë. Çupi denoncoi gjithashtu shkeljet e Kodit Zgjedhor, duke theksuar se fushata është duke u zhvilluar në mënyrë të maskuar nga pushteti. E pyetur për qëndrimin ndaj veprimeve të SPAK në kuadër të zgjedhjeve, Çupi u shpreh optimiste.
“S’mund të jesh pjesë e BE pa ujë, pa drita, pa infrastrukturë dhe me një varfëri e keqqeverisje ekstreme. Karta e BE ka qenë një prej propagandave të Edi Ramës sepse nuk ka çfarë të thotë tjetër. Tha se do kishte ujë 24 orë dhe se legalizimet do përfundonin për një vit. Sot, këto janë ende ndër problemet më të mëdha për qytetarët dhe për garancinë e pronës.
Kodi Zgjedhor e ndalon propagandën qeverisëse me investime gjatë fushatës, por çdo ditë shohim Ramën dhe ministrat që ‘inspektojnë’ projekte dhe i shesin si arritje. Ky është abuzim i pastër me Kodin. Jam e prirur të besoj te Task Forca e SPAK për zgjedhjet dhe krimin zgjedhor. Besoj se do ketë një efekt pozitiv për të mos lejuar deformimin e vullnetit të votuesve", tha Çupi.
dhurata cupi
Politike
12 Prill 2025, 16:38
E. D
postimi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar sloganin e Partis&eu...
Politike
12 Prill 2025, 16:42
M.B
Dhurata Çupi
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidatja për zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur të Tira...
Politike
12 Prill 2025, 16:14
M.B
Dhurata Çupi
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidatja për zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur të Tira...
Politike
12 Prill 2025, 16:07
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një video të shpër...
Politike
12 Prill 2025, 15:58
M.B
Pjerin Ndreu
TIRANA- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me veprimtarinë e SPAK dh...
Politike
12 Prill 2025, 15:48
M.B
Pjerin Ndreu
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar ndaj një fushate denigruese të iniciuar kund&eum...
Politike
12 Prill 2025, 15:41
M.B
Pjerin Ndreu
TIRANA- Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka folur për raportet që ai ka me kryeministrin Edi Rama. I ...
Politike
12 Prill 2025, 15:34
E. D
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka deklaruar se zgjerimi është një imperativ gjeopolitik p&eu...
Politike
12 Prill 2025, 15:07
M.B
Sheshi "Skënderbej"
TIRANA- Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit ditën e sotme. Drej...
Politike
12 Prill 2025, 15:05
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij me një thirrje drejtuar shqiptarëve që të besojnë...