Politike

"E nisëm këtë fushatë me gratë dhe vajzat", Rama: Janë komandot e armatave fitimtare në të gjitha qarqet e vendit

Kryeministri Edi Rama tha sot se kjo fushatë zgjedhore nuk do të niste ndryshe përveçse me gratë dhe vajzat.

11 Prill 2025, 18:10 Nga r.ll
"E nisëm këtë fushatë me gratë dhe vajzat",
edi rama

TIRANË- Partia Socialiste ka zhvilluar sot eventin “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”. Kryeministri Edi Rama tha sot se kjo fushatë zgjedhore nuk do të niste ndryshe përveçse me gratë dhe vajzat. Rama tha se brenda organizimit të Partisë Socialiste, gratë mund të quhen "komandot e armatave fitimtare në të gjitha qarqet e vendit".

"Mbështetjen kuptimplotë prekëse dhe inkurajuese të pjesës më të ndjeshme të pjesës më të arsyeshme, më të sakrifikuese të popullit shqiptar, që janë gratë dhe vajzat nuk do ta ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër. Mbështetjen e burrave dhe të djemve të cilën e çmoj shumë siç çmoj çdo shqiptar që na mbështet. Por mes dy palëve unë zgjedh padiskutim nënat bijat dhe motrat. Ndaj edhe sot në Ditën e Rënies së gongut të fushatës zyrtare zgjedhore nuk mund ta nisnim këtë etapë me gratë dhe vajzat që duke e njohur nga brenda organizimin e PS mendoj që mund të quhen me plot gojën komandot e armatave tona fitimtare në të gjitha qarqet e vendit.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll