Politike

"Primaret, spektakël bizantin hipokrizie!" Rama ironizon demokratët: Të kujton Komisionin e Festës së Kadaresë

Ai i cilësoi Primaret si spektakël bizantin hipokrizie politike ku u mbytën në mënyrën më të pabesë fituesit.

11 Prill 2025, 18:42 Nga M.B
"Primaret, spektakël bizantin hipokrizie!" Rama ironizon
Edi Rama

TIRANA- Partia Socialiste ka zhvilluar sot eventin “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka ironizuar sërish procesin e primareve në Partinë Demokratike. Ai i cilësoi Primaret si spektakël bizantin hipokrizie politike ku u mbytën në mënyrën më të pabesë fituesit.

“U mbytën në mënyrën më të pabesë fituesit e sinqertë të farsës së primareve. Primaret janë spektakël bizantin hiporizie politike që të kujton Komisionin e Festës së Kadaresë. Kush nuk e la lexuar, ua sugjeroj ta lexojë. Keni aty primaret nga fillimi deri në fund”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll