Aktualitet

Arrestimi i Altin Morinës solli trazira? Lëvizje dhe transferime në komisariatin nr.2 të policisë së Tiranës

Nga komisariati nr.2 janë larguar edhe një oficer i policisë gjyqësore dhe një agjent krimesh, ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht se ku janë transferuar. 

11 Prill 2025, 15:39 Nga r.ll
Arrestimi i Altin Morinës solli trazira? Lëvizje dhe transferime
komisariati nr 2

TIRANË- Ndryshime të reja raportohet se kanë ndodhur në komisariatet e kryeqytetit. Lëvizjet e fundit lidhen me drejtimet e komisariatit nr.2 dhe nr.3.  Pak ditë më parë, shefi i krimeve në komisariatin nr.2 është transferuar në komisariatin nr.3 dhe shefi i krimeve në komisariatin nr.3 ka kaluar në komisariatin nr.2.

Gjithashtu nga komisariati nr.2 janë larguar edhe një oficer i policisë gjyqësore dhe një agjent krimesh, ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht se ku janë transferuar. Burime për gazetarin Igli Çelmeta, bëjnë me dije që edhe shefi i komisariatit nr.2 të ketë dorëzuar dorëheqjen nga detyra, por ende nuk dihet nëse është pranuar dorëheqja. 

Dyshohet se lëvizjet dhe ndryshimet e fundit në komisariatin nr.2 lidhen me arrestimin e ish-policit Altin Morina 7 ditë më parë, i cili prej 11 muajsh ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi” për bashkëpunim me Durim Bamin në kultivimin e kanabisit në vitet 2019-2020 në Tapizë dhe Nikël.

ilir proda policia e shtetit komisariati nr2

Sondazh

Poll