Aktualitet

Anëtarësimi në Bashkimin Europian, në 14 prill në Luksemburg mbahet Konferenca e 4-t Shqipëri-BE

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2014. Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe BE-së është mbajtur në korrik 2022.

11 Prill 2025, 13:34 Nga E. D
Anëtarësimi në Bashkimin Europian, në 14 prill në
foto ilustruese

LUKSENBURG- Shqipëria do të mbajë konferencën e katër ndër qeveritare në Luksenburg, më 14 Prill. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Këshillit Europian.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë – për grup kapitullin 2 (Tregu i brendshëm) – duke përfshirë kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Liria e lëvizjes së punonjësve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (E drejta e kompanive), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës) dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2014. Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe BE-së është mbajtur në korrik 2022.

Ndërsa në tetor 2024 u mbajt Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, duke shënuar hapjen zyrtare të negociatave për grup-kapitujt e parë, për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndërsa konferenca e tretë u mbaj në 17 dhjetor të vitit që lamë pas.

be shqiperi

Sondazh

Poll