Aktualitet

Kreu i ARRSH Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

Gjyli u paraqit në SPAK edhe në janar, ku u pyet nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve.

11 Prill 2025, 13:19 Nga E. D
Kreu i ARRSH Gentian Gjyli paraqitet në SPAK
Gentian Gjyli

TIRANË- Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Nuk dihet akoma se për çfarë është thirrur Gjyli në SPAK, por duket se ka të bëjë me hetimet lidhur me ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi.

Gjyli u paraqit në SPAK edhe në janar, ku u pyet nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve. Gjyli zëvendësoi Evis Berberin në krye të ARRSH-së.

gentian gjyli

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2025, 10:39 Esmeralda Topi

Çudia në Roskovec, TEC në tokën e serave

Tofik Metushi Çfarë do të mendonit nëse do të kishit 200 hektarë sera me domate, luleshtrydhe e tranguj, dhe një dit&e...