Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare nga i riu filipinas/ Prindërit e viktimës kërkojnë drejtësi: Ilaria kurrë s’do të kishte shkuar në shtëpinë e ish të dashurit të saj! E vërteta do të dalë në shesh

Gjithashtu ai ka deklaruar se vajza e tij, Ilaria kurrë nuk do të kishte shkuar në banesën e 23-vjeçarit. Ai është shprehur se e bija nuk ka shkuar me dëshirë në shtëpinë e Mark Samson, ku edhe dyshohet se u masakrua me thikë.

11 Prill 2025, 14:07 Nga E. D
Vrasja e 22-vjeçares shqiptare nga i riu filipinas/ Prindërit e
Ilarias Sula

ITALI- Familjarët e Ilarias Sulës, po kërkojnë drejtësi dhe të zbardhet e vërteta e krimit si edhe personat e tjerë të përfshirë në vrasje e 22-vjeçares shqiptare. Të pyetur nga gazetarët nëse Mark Samson ka pasur bashkëfajtor, babai i viktimës u përgjigj se “Nuk dua të jem ai që do t’i drejtoj gishtin askujt, policia dhe prokurorët po punojnë. E vërteta do të dalë në shesh”.

Gjithashtu ai ka deklaruar se vajza e tij, Ilaria kurrë nuk do të kishte shkuar në banesën e 23-vjeçarit. Ai është shprehur se e bija nuk ka shkuar me dëshirë në shtëpinë e Mark Samson, ku edhe dyshohet se u masakrua me thikë.

“Ajo nuk do të kishte shkuar kurrë në shtëpinë e ish-it të saj. Ilaria nuk shkoi kur ishin të lumtur bashkë, e shkoi kur u ndanë? Është absurde. Kush ishte Ilaria? Vetëm shikoni përreth, vetëm dëgjoni njerëzit të flasin. Ajo kishte aq shumë ëndrra, aq shumë ëndrra… donte të bëhej financiere. Më tha ke një vajzë të mrekullueshme dhe duhet të jesh e lumtur për vajzën që ke. Po bëhej gati të diplomohej në tetor," tha babai i Ilarias, Flamur Sula. 

Flamur Sula komentoi letrën ku vrasësi i kërkonte falje për krimin e kryer.

“Të kërkojë falje? Jo tani, ndoshta pas 30 apo 40 vjetësh Nuk e prisnim letrën në këtë kohë. Ajo ishte e mrekullueshme”, tha babai i 22-vjeçares.

Si ndodhi ngjarja tragjike?

Ilaria Sula, studentja shqiptare 22-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej datës 25 mars, u gjet e vdekur brenda një valixheje në një zonë pyjore në komunën e Polit (Romë), në fund të një shkëmbi.

Policia italiane ka arrestuar ish të dashurin e saj Marc Samson, ndërsa hetimet për shkakun e vrasjes janë fokusuar tek fundi i lidhjes së 22-vjeçares dhe partnerit filipinas.

Që nga mbrëmja e 25 marsit, Ilaria Sula, e cila ka një vëlla 20-vjeçar, ishte zhdukur. Ajo doli nga dhoma ku jetonte me disa shoqe pa i përshëndetur dhe pa iu kthyer përgjigje mesazheve në ËhatsApp.

22-vjeçarja kishte disa vite që jetonte në Romë dhe ndante një apartament me disa shoqe. Kur Ilaria doli nga shtëpia e saj në lagjen San Lorenzo të martën dhe nuk u kthye më, miqtë e saj u alarmuan dhe njoftuan prindërit e viktimës, të cilët denoncuan zhdukjen në polici, ndërsa ditën e sotme u zbulua fati i saj tragjik.

ilarias sula

Sondazh

Poll