11 Prill 2025, 12:56
Nga N.F
Takimi
TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR ka zhvillur ditën e sotme takime në SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Duke qenë se fushata elektorale nis sot zyrtarisht delegacioni ka filluar takimet me partitë politike e institucionet ligjzbatuese, me mision zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe ndëshkimin e çdo paligjshmërie.
Kreu i misionit, ambasadori Lamberto Zannier ishte në krye të delegacionit OSBE/ODHIR në takimin që ka zhvilluar sot në Prokurorinë e Përgjithshme. I pranishëm ishte edhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela.
Përmes një njoftimi Prokuroria e Përgjithshme theksoi se objekt i takimit ishte njohja e përfaqësuesve të Misionit me masat e marra nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, si dhe mundësitë e mbështetjes së punës së Misionit nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.
Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, në të gjitha prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, janë ngritur seksione të posaçme të përkohshme, me në krye drejtuesit e prokurorive, të cilat do të mbështeten edhe nga Policia e Shtetit me oficerë të policisë gjyqësore si dhe nga një forcë operacionale.
Gjithashtu, në bazë të marrëveshjeve të lidhura, puna do të koordinohet me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Posaçme, në drejtim të komunikimit të shpejtë të raportimeve mbi veprat penale, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit efikas të hetimeve.
osbe spak
Aktualitet
11 Prill 2025, 12:59
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 60-vjeçar nga Elbasani, i cili prej vitesh është në një konflikt me komshiun e tij ka treg...
Aktualitet
11 Prill 2025, 12:38
I.A
Pamjet
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një procedurë prokurimi me objekt “Blerje mish viçi p...
Aktualitet
11 Prill 2025, 12:45
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR që do të monitorojë zgjedhjet e 11 majit është fotografuar d...
Aktualitet
11 Prill 2025, 12:22
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Një urban i linjës së Unazës në Tiranë u përfshi nga flakët paraditen e so...
Aktualitet
11 Prill 2025, 12:09
M.L
Foto ilustruese
VLORË- Delfinët në Gjirin e Vlorës, shpeshherë 'zgjedhin' t'ua zbukurojnë udhëtimin turistëve ...
Aktualitet
11 Prill 2025, 11:51
I.A
TIRANË- Një nga urbanët e Unazës në Tiranë ka marrë flakë ditën e sotme. Mësohet se urbani 'Green ...
Aktualitet
11 Prill 2025, 11:17
N.F
Protestat
KOSOVË- Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) i ka miratuar kërkesat e tre operator&eum...
Aktualitet
11 Prill 2025, 10:49
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar mëngjesin e 10 prillit një megaoperacion antidrogë në zonën e...
Aktualitet
11 Prill 2025, 10:39
Esmeralda Topi
Tofik Metushi
Çfarë do të mendonit nëse do të kishit 200 hektarë sera me domate, luleshtrydhe e tranguj, dhe një dit&e...
Aktualitet
11 Prill 2025, 10:35
E. D
foto ilustruese
SHKODËR- Një 44-vjeçar u arrestua në Shkodër në kuadër të operacionit “Square”. Si re...