Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK, takim me Dumanin dhe prokurorët

SPAK ka bërë të ditur muaj më parë se ka hartuar një strategji të posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore.

11 Prill 2025, 12:45 Nga N.F
Zgjedhjet e 11 majit/ Delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK, takim
Pamje nga vendi i ngjajres

TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR që do të monitorojë zgjedhjet e 11 majit është fotografuar ditën e sotme para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Delegacioni ka vizituar sot SPAK ndërsa raportohet se misioni ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Altin Dumani dhe trupën e prokurorëve të kësaj strukture.

SPAK ka bërë të ditur muaj më parë se ka hartuar një strategji të posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore. Ditë më parë misioni i OSBE ka zhvilluar edhe takime të tjera me institucione të rëndësishme në vend, si Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ.

Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannie mbajti një konferencë për mediat më dy prill ku u pyet edhe për për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mundësinë e bashkëpunimit me SPAK për raportimin e shkeljeve. Zannier tha se do të do të jetë bashkëpunues me autoritetet dhe metodologjia e tij do të mbështetet në stardardet e vendosura për vëzhgimin zgjedhor.

Zannier më 7 prill ka zhvilluar një takim në selinë e Partisë së Lirisë me pjesëmarrjen e drejtuesve të tjerë të partisë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi. Ai gjatë fjalës së tij para gazetarëve u shpreh se në këtë takim u njoh me shqetësimet e ngritura nga PL. Sa i përket arrestimit të të presidentit të PL-se, Ilir Meta ai nuk e komentoi.

delegacioni i osbe-odihr spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2025, 10:39 Esmeralda Topi

Çudia në Roskovec, TEC në tokën e serave

Tofik Metushi Çfarë do të mendonit nëse do të kishit 200 hektarë sera me domate, luleshtrydhe e tranguj, dhe një dit&e...