Politike

"Kundërshtarët i kemi pas"/ Rama: Duam të marrim mandate edhe më shumë

Por kundër kësaj që tha Rama sot, ka deklaruar dje koalicioni qeverisës në Gjermani, i cili thekson se nuk ka zgjerim të BE-së pa ristrukturim komplet të unionit. 

11 Prill 2025, 13:00 Nga I.A
"Kundërshtarët i kemi pas"/ Rama: Duam të marrim
Edi Rama

TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se pikam e fushtës elektorale të PS-së është anëtarësimi në Bashkimin Evropian të vendit. Në çelje të fushatës elektorale, në një intervistë për Top Channel, Rama ka deklaruar se BE, dëshiron që të zgjerohet edhe për qëllimet e veta. Por kundër kësaj që tha Rama sot, ka deklaruar dje koalicioni qeverisës në Gjermani, i cili thekson se nuk ka zgjerim të BE-së pa ristrukturim komplet të unionit. 

Pyetjet:

Gazetari: Si e parashikoni këtë fushatë elektorale, në kuptimin e organizimit dhe përballë kundërshtarëve?

Rama: Ne do bëjmë fushatën tonë, kemi rrugët dhe objektivat tona, kundërshtarët janë pas, ne jemi para. Beteja jonë është për sa më shumë zemra dhe mendje shqiptarësh dhe për të marrë një mandat më të fortë se ky që kemi në mënyrë që të vazhdojmë me intensitet bisedimet për negociata dhe të anëtarësimin e Shqipërisë më BE brenda kësaj dekade.

Gazetari: A është e arritshme 2030, ku ju shpesh herë e përsërisni që Europa është e paparashikueshme?

Rama: Ne jemi në kushtet kur Europa është e hapur dhe angazhuar si asnjëherë tjetër për të na përfshirë në gjirin e vet, dhe është BE që ka negociuar me ne kalendarin e negociatave dhe kjo vjen si rezultat i faktit që nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por dhe BE që dëshiron të zgjerohet për qëllimet e veta, gjeopolitik të një BE më të madhe, më të gjerë, më të fortë.

edi rama

Sondazh

Poll