Politike

Çështja Gërdeci/ Sot seanca e radhës, Fatmir Mediu mbërrin në ambientet e GJKKO-së

Mungesa e Mediut shkaktoi debat në seancë, ku prokurorët kërkuan vazhdimin e gjyqit pa praninë e tij.

11 Prill 2025, 11:56 Nga N.F
Çështja Gërdeci/ Sot seanca e radhës, Fatmir Mediu
Mediu

TIRANË- Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e GJKKO. Ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës për gjykimin e dosjes ‘Gërdeci’. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së Mediut.

Avokatët e tij të cilët e përfaqësuan ish-ministrin në seancë theksuan se Mediu nuk u paraqit, sepse ndodhej në SHBA për vizita mjekësore. Mungesa e Mediut shkaktoi debat në seancë, ku prokurorët kërkuan vazhdimin e gjyqit pa praninë e tij. Ish ministri, përmes mbrojtjes së tij ligjore, paraqiti një rekomandim nga një spital privat që thuhej se duhej të kryente ekzaminime mjekësore.

Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen ‘Gërdeci’, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.  Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

fatmir mediu gerdeci

Sondazh

Poll