Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Zbulohet slogani i PS: Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS

Ndërsa ditën e nesërme pritet që të nisë zyrtarisht fushata elektorale për socialistët, për arsye se është menduar dhe simbolika e me numrin ‘12’. Socialistët do të mblidhen në sheshin Skënderbej, më 12 prill, në orën 12:00 nën simbolikën e 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian.

11 Prill 2025, 12:34 Nga E. D
Zgjedhjet e 11 majit/ Zbulohet slogani i PS: Shqipëria 2030 në
slogani

TIRANË- Partia Socialiste ka zbuluar ditën e sotme sloganin, që do ti shoqërojë gjatë gjithë fushatës elektorale. 

“Shqipëria 2030 ne BE”, vetëm me Edin dhe PS” , ky do të jetë slogani që do të shoqërojë Partinë Socialiste gjatë kësaj fushate.

Gjithashtu ditën e sotme Kryeministri Edi Rama dhe ekipi i tij janë duke përgatitur një takim me fjalë të disa prej zonjave socialiste kryesore të PS. Më pas aktiviteti do të përmbyllet me fjalën e Ramës. 

Ndërsa ditën e nesërme pritet që të nisë zyrtarisht fushata elektorale për socialistët, për arsye se është menduar dhe simbolika e me numrin ‘12’. Socialistët do të mblidhen në sheshin Skënderbej, më 12 prill, në orën 12:00 nën simbolikën e 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian.

ps slogani zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll