11 Prill 2025, 08:52
Nga N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë plagosur një 30-vjeçar moldav në një klub nate. Plagosja mësohet se ka ndodhur pasi 30-vjeçari moldav përshëndeti të dashurën e njërit prej shqiptarëve. Pas kësaj ata janë konfliktuar dhe ka agravuar në përdorimin e thikave.
Akuzat ndaj tyre janë vrasja e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e rëndë dhe mbajtja e armëve të ftohta pa leje. Nga plagët e marra moldavi humbi një veshke, të cilën mjekët u detyruan që t’ia hiqnin me ndërhyrje kirurgjikale, si dhe një pjesë e zorrës së trashë. I lënduar mbeti edhe një 24-vjeçar rus.
Pas ngjarjes së rëndë, shefi i policisë Marco Odorisio, mori menjëherë masa administrative duke pezulluar për 4 muaj aktivitetin e klubit të natës. Krimi sipas hetuesve ka motive pasioni. Autori kryesor i sulmit u kap pas ndjekjes, i fshehur në shtëpinë e të dashurës së tij në Venecia. Ai u gjet i befasuar dhe tentoi arratisjen, por pa sukses. Kur hyri policia për kontroll në shtëpi, shqiptari ishte duke fjetur.
Gjatë kontrollit u gjetën rrobat që kishte veshur mbrëmjen e sulmit dhe një thikë 22 centimetra, e fshehur në jastëkun që flinte, si dhe një kaçavidë në xhepat e një xhakete. Po më 7 prill agjentët zbuluan se ku fshihej edhe bashkëpunëtori tjetër, po shqiptar, me precedentë penalë për emigracion të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje. Edhe ky u kap i fshehur në shtëpinë e partneres, teksa iu sekuestrua po një thikë, që po ekspertohet nëse është arma e përdorur në krim.
Në banesë u gjetën të fshehura edhe 20 gramë kokainë të ndara në doza, një peshore precize dhe material ambalazhi, si dhe shuma e parave të gatshme prej rreth 2 mijë eurosh, të ardhura të supozuara të trafikut të drogës, të cilat i kushtuan shqiptarit edhe një kallëzim për posedim të lëndëve narkotike për qëllime shpërndarjeje.
arrestohen dy shqiptare ne itali
Aktualitet
11 Prill 2025, 08:43
E. D
Ilaria Sula dhe Mark Samson
ITALI- Mark Samson, autori 23-vjeçari, i cili vrau shqiptaren Ilaria Sula, u ka shkruar dhe dërguar një l...
Aktualitet
11 Prill 2025, 08:38
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Ditën e sotme priten transferimet e para të emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqip&...
Aktualitet
11 Prill 2025, 07:10
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë në hotele luksoze markë ndë...
Aktualitet
11 Prill 2025, 07:05
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kthimi nga investimi i rezervës valutore pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Banka e Shqipë...
Aktualitet
11 Prill 2025, 07:03
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më...
Aktualitet
10 Prill 2025, 22:49
E. D
foto nga aksidenti
LUSHNJE- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes në ‘bulevardin e palmave&r...
Aktualitet
10 Prill 2025, 22:28
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Një dokument i publikuar ka nxjerrë në pah një skandal brenda Prokurorisë së Specializuar në...
Aktualitet
10 Prill 2025, 22:18
E. D
Saimir Vishaj
TIRANË- Avokati, Saimir Vishaj, tha se pushteti gjyqësor është i kontrolluar nga qeveria. I ftuar në emisionin...
Aktualitet
10 Prill 2025, 22:03
M.B
Igli Çelmeta
TIRANA- Gazetari Igli Çelmeta ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka folur rreth skandalit të...
Aktualitet
10 Prill 2025, 21:46
A.Ll
Ola Xama dhe Erion Veliaj
TIRANË – Gazetarja Ola Xama ka shprehur dyshimet e saj lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SP...