Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

11 Prill 2025, 07:03 Nga N.F
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË-  Moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore. Kjo do të bëjë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante gjatë gjithë paradites.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll