Aktualitet

"Dua t’i kërkoj falje Ilarias"! Vrau 22-vjeçaren shqiptare dhe trupin e futi në valixhe, Mark Samson letër prindërve të viktimës: Kreva një krim mizor! Asgjë që mund të them nuk do ta lehtësojë dhimbjen

Ai shpreht në letër se nuk është duke u përpjekur të zvogëloj përgjegjësitë e tij ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve, por është gati të paguaj për mëkatet pa asnjë justifikim.

11 Prill 2025, 08:43 Nga E. D
"Dua t’i kërkoj falje Ilarias"! Vrau 22-vjeçaren
Ilaria Sula dhe Mark Samson

ITALI- Mark Samson, autori 23-vjeçari, i cili vrau shqiptaren Ilaria Sula, u ka shkruar dhe dërguar një letër prindërve të saj, Flamur dhe Gëzime Sula. 23-vjeçari filipinas përmes letrës thotë se çdo ditë mendon për krimin mizor që ka bërë dhe mbi të gjitha nuk di se çfarë i ka ndodhur. Ai shpreht në letër se nuk është duke u përpjekur të zvogëloj përgjegjësitë e tij ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve, por është gati të paguaj për mëkatet pa asnjë justifikim.

Letra e Mark Samsonit drejtuar prindërve të Ilaria Sulës:

Po shkruaj nga qelia ime, ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin mizor që kam bërë dhe nuk di çfarë të them, por mbi të gjitha nuk e di se çfarë më ka ndodhur.

Është e parëndësishme të kërkosh falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë, nuk e respektova kur ajo donte të më linte. U çmenda nga dhimbja dhe humba kontrollin. Jam i vetëdijshëm se asgjë që mund të them apo të bëj sot nuk do ta lehtësojë sadopak dhimbjen e familjes.

Unë nuk jam duke u përpjekur të zvogëloj përgjegjësitë e mia ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia, unë jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim.

"Dua t’i kërkoj falje Ilarias"! Vrau 22-vjeçaren

mark samson ilaria sula

Sondazh

Poll