Aktualitet

Aksident në Lushnje/ Shpërndarësi i picave përplaset nga makina, 30-vjeçari përfundon në spital (FOTO)

Mësohet se një shpërndarës picash ka mbetur i lënduar dhe si pasojë është dërguar në spital. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

10 Prill 2025, 22:49 Nga E. D
Aksident në Lushnje/ Shpërndarësi i picave përplaset nga
foto nga aksidenti

LUSHNJE- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes në ‘bulevardin e palmave’. Mësohet se një shpërndarës picash ka mbetur i lënduar dhe si pasojë është dërguar në spital. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, motoçikleta me targa AV 450, e drejtuar nga një i ri rreth 30 vjeç, është përplasur me një automjet tip ‘Ford’ me targa AA 599 VH, i cili po dilte nga një parking.

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit. Gjithashtu drejtuesi i mjetit Ford është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll