Aktualitet

"Prokurori nuk shkoi me këtë akuzë"/ Gazetarja Ola Xama: E çuditshme që SPAK nuk e dalloi grupin kriminal të Veliajt

Xama vë në dukje shpërputhjen mes hetimeve të SPAK dhe vendimit të gjykatës për grupin kriminal të lidhur me Veliajn dhe bashkëpunëtorët

10 Prill 2025, 21:46 Nga A.Ll
"Prokurori nuk shkoi me këtë akuzë"/ Gazetarja Ola
Ola Xama dhe Erion Veliaj

TIRANË – Gazetarja Ola Xama ka shprehur dyshimet e saj lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për çështjen që përfshin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe Ajola Xoxën dhe biznesmenin Abule. Ajo tha se i dukej e çuditshme që vetëm prokurorët e SPAK nuk kishin arritur të dallonin grupin kriminal të përfshirë në këtë rast, pavarësisht vendimit të gjykatës, e cila e ka trajtuar çështjen si një grup kriminal.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Xama komentoi vendimin e gjyqtarit Engert Pëllumbi, i cili kishte evidentuar se tre persona – Veliaj, Xoxa dhe Abule – kishin krijuar një grup kriminal me qëllim përfitimin dhe veprime të përsëritura. Ajo theksoi se, përveç hetimit nga ana e gjykatës, ishte e papritur që SPAK nuk kishte dalë në përfundimin e njëjtë për grupin kriminal, duke theksuar se kjo situatë ishte një shembull i dështimit të një procesi të duhur hetimor.

“Gjykatësi ka evidentuar sepse me ndryshimet e procedurës, edhe gjykatësi duhet të shohë nëse rruga e hetimeve është bërë në mënyrë të barabartë dhe ezauruese. Konstaton se aty janë tre persona, për t’u quajtur grup kriminal. Ka patur qëllim përfitimin, vepra është kryer në mënyrë të përsëritur dhe në kohë, ndaj i evidenton.

Mirë është të mos ndodhemi para rastit analog të zotit Beqja. Në seancën paraprake, prokurori nuk shkoi me këtë akuzë dhe gjykatësi paraprak mori vendimin që të jetë. Kjo është masë rënduese për të pandehurin.

Kur gjykata pasi përfundojnë hetimet thotë heto sërish, zgjaten afatet e paraburgimit. Më duket e çuditshme çështja që shumë prokurorë të SPAK, konstatohet nga gjykata grupi i strukturuar kriminal dhe vetëm prokurorët e SPAK nuk e dallojnë. Flasim këtu për gjykatës me integritet.

Flasim për rastin e zotit Beqja, nga gjykatësi Erion Bani, dosja “5D” nga Florian Kalaja. Po kështu edhe inceneratori i Tiranës. Ndërkohë shohim raste që janë emigrantët që kalojnë në mënyrë të paligjshme dhe për ata është grup kriminal”- tha Xama.

gazetarja ola xama spak erion veliaj

Sondazh

Poll