11 Prill 2025, 08:28
Nga N.F
Trump
SHBA- Flokët janë të rëndësishme për presidentin e SHBA-së Trump, sikurse thotë ai vet. Përmes një dekreti ai e ka shfuqizuar rregulloren që kufizon presionin e ujit që rrjedh në kokat e dushit. "Make America's showers great again" bëhet e qartë përmes një komunikimi nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti Donald Trump per dekret ka shfuqizuar limitimin e sasisë së ujit që rrjedh në kokat e dushit.
"Unë kam kënaqësi të bëj dush dhe kujdesem për flokët e mi të bukur", tha Trump duke nënshkruar dekretin në Shtëpinë e Bardhë. "Mua më duhet të qendroj 15 minuta në dush,derisa të lagem. Uji pikon, pikon, pikon, pikon. Eshtë qesharake."
Rregullorja per dekret kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të standardit, që përcakton kufizimin e sasisë së ujit për minutë që rrjedh në sitën e kokave të dushit si dhe në aparatura të tjera në pjatalarëset apo lavatriçet.
Grindje ndër presidentët
Rrjedhja e ujit në kokat e dushit prej kohësh është një temë debati në SHBA ndër presidentët. Ish-presidenti demokrat Barack Obama e aplikoi këtë rregullore për arsye të mbrojtjes së mjedisit. Trump gjatë mandatit të tij të parë e zbuti rregulloren, gjë që pasardhësi i tij Joe Biden e shfuqizoi. Shtëpia e Bardhë deklaroi, se Trump do t'i japë fundi "luftës Obama-Biden me presionin e ujit në kokat e dushit".
Sipas të dhënave të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit 20 përqind e sasisë ditore të ujit në një familje mesatare në SHBA konsumohet për dushin. Kokat e dushit me presion të ulët kursejnë energjinë, sepse pompojnë më pak ujë e kësisoj edhe sasia e ujit që ngrohet është më e ulët.
"Kokat e dushit nuk do të vazhdojnë më të jenë të dobëta dhe pavlefshme"
Trump e sheh krejt ndryshe: "Në fund të duhet të konsumosh pesë herë më shumë kohë për të larë duart, pra harxhon të njëjtën sasi uji." Në komunikimin e presidencës lidhur me dekretin thuhet, se rregulloret e ekzagjeruara krijojnë burokraci dhe u zënë frymën lirive personale. "Kokat e dushit nuk do të vazhdojnë më të jenë të dobëta dhe të pavlefshme."/ DW
trump
Bota
11 Prill 2025, 08:18
E. D
foto ilustruese
NEW YORK- Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë pasi një helikopter që transportonte nj&eu...
Bota
11 Prill 2025, 08:07
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Migracioni ishte tema dominuese në fushatën elektorale dhe për një kohë të gjatë temë...
Bota
11 Prill 2025, 08:05
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se 120 studiues, tingëllon edhe më urgjente: Pas ...
Bota
11 Prill 2025, 08:00
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
SANTO DOMINGO- Operacionet e kërkimit, shpëtimit në Santo Domingo përfunduan të enjten ndërsa numr...
Bota
11 Prill 2025, 07:55
E. D
Donald Trump dhe Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron, është shprehur lidhur me vendimin amerikan për tarifat d...
Bota
11 Prill 2025, 07:50
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i habiti gati të gjithë kur njoftoi në Zyrën Ovale –...
Bota
11 Prill 2025, 07:27
E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump njoftoi një plan masiv tarifor javën e kaluar që do të kishte ndryshuar rendin ekonomik global, si dhe...
Bota
11 Prill 2025, 07:08
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Nga të gjitha aktivitet ekonomike që formojnë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), përgjatë tre de...
Bota
10 Prill 2025, 22:57
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e përmendi miliarderin afrikano-amerikan, Elon Musk gjatë një përgjigjeje lidhu...
Bota
10 Prill 2025, 22:51
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHBA- Një person ka humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në lumin Hudson në New Y...