Bota

Rrëzohet helikopteri në New York, humb jetën një person

Njësitë detare dhe tokësore ndodhen në vendngjarje, por mbetet ende e paqartë sa persona ndodheshin në bord, ka thënë Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut për CBS News.

10 Prill 2025, 22:51 Nga M.B
Rrëzohet helikopteri në New York, humb jetën një person
Foto nga vendi i ngjarjes

SHBA- Një person ka humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në lumin Hudson në New York. Mediat e huaja shkruajnë se aksidenti duket se ndodhi pranë Pier 40 në qytetin e New Yorkut. Njësitë detare dhe tokësore ndodhen në vendngjarje, por mbetet ende e paqartë sa persona ndodheshin në bord, ka thënë Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut për CBS News.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë mbetje që notojnë në lumë. Aksidenti, i cili ndodhi rreth orës 15:15 me orën lokale, ka ndodhur më afër anës së New Jerseyt të lumit Hudson. Autoritetet amerikane kanë ndaluar qarkullimin e anijeve në atë zonë. 

 

shba

Sondazh

Poll