Bota

Trump pezulloi tarifat për 90 ditë/ Macron: Pauza nuk i zgjidh problemet! Evropa duhet të vazhdojë të punojë për të gjitha kundërmasat e nevojshme

Në një deklaratë në rrjetin social X, Macron tha se pauza e përkohshme prej 90 ditësh për vendosjen e këtyre tarifave është një sinjal për negociata. Megjithatë, sipas Macron, pauza nuk i zgjidh problemet.

11 Prill 2025, 07:55 Nga E. D
Trump pezulloi tarifat për 90 ditë/ Macron: Pauza nuk i zgjidh
Donald Trump dhe Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron, është shprehur lidhur me vendimin amerikan për tarifat doganore dhe ka deklaruar se pezullimi i përkohshëm i hyrjes në fuqi të këtij vendimi nuk do të sjellë stabilitet në treg. Në një deklaratë në rrjetin social X, Macron tha se pauza e përkohshme prej 90 ditësh për vendosjen e këtyre tarifave është një sinjal për negociata. Megjithatë, sipas Macron, pauza nuk i zgjidh problemet.

Ai theksoi gjithashtu se qëllimi i Evropës mbetet i pandryshuar dhe do të negociojnë për heqjen e këtyre tarifave të padrejta dhe do të arrijnë një marrëveshje të balancuar, pa asimetri. Ndër të tjera Macron deklaroi se Franca, bashkë me të gjithë evropianët, është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbrojtur ndërmarrjet dhe të gjithë sektorët ekonomikë evropianë.

Tarifat prej 25 për qind për çelikun, aluminin dhe veturat, si dhe tarifat prej 10 për qind për të gjitha produktet e tjera, vazhdojnë të ekzistojnë. Ato përfaqësojnë 52 miliardë euro të ardhura për Bashkimin Evropian. Kjo pauzë do të thotë 90 ditë pasiguri për të gjitha bizneset tona, në të dy anët e Atlantikut. 

Së bashku me Komisionin Evropian, duhet të jemi të fortë. Evropa duhet të vazhdojë të punojë për të gjitha kundërmasat e nevojshme dhe të aktivizojë të gjitha mjetet në dispozicion për tu mbrojtur, si dhe për të parandaluar që rrjedhat nga vendet e treta të shqetësojnë tregun tonë.

Franca është gati. Duhet të jetë edhe Evropa. Të qëndrojmë me mendje të kthjellët, të bashkuar dhe të mbrojmë me vendosmëri interesat tona. Kemi të drejtë të luftojmë. Janë në rrezik vendet e punës dhe jeta e komuniteteve tona”, tha Macron.

donald trump emmanuel macron

Sondazh

Poll